10:29 / E Martë, 04 Maj 2021 / OSH

Shoferi i kamionit bën huqje të madhe, hyn në kahjen e kundërt të rrugës

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mëngjesin e sotëm afër Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, në njërën nga rrugët mjaftë të frekuentuara të kryeqytetit, shkruan IndeksOnline.

Një ngasës i një kamioni është parë teksa po lëvizte në kahjen e kundër të rrugës. Ai i ngarkuar edhe me një tjetër pjesë shtesë të kamionit, rrezikonte drejtpërdrejtë ngasësit e automjeteve.

Aty pranë ndodhet edhe rrethi që lidh kryeqytetin me pjesë tjera si Veternikun dhe qytetet e Ferizajt e Gjilan, e s’i duket ai donte t’i shmangej kësaj tollovie.

IndeksOnline ju sjell pamje: