75 Mall Live Search
13:59 / E Enjte, 02 Shtator 2021 / LB

Shoferi i kamionit e përdor telefonin gjatë ngasjes në Hajvali

Nuk janë të pakta rastet kur qytetarët i përdorin telefonat teksa drejtojnë automjetet e tyre.

Përkundër thirrjeve e fushatave të vazhdueshme që bëhen për të mos përdor telefonat gjatë ngasjes, nuk janë të pakta rastet kur shoferët nuk i përfillin këto thirrje.

Një lexues e ka dërguar në redaksinë e “Indeksonline”, një video ku një drejtues i një kamioni në Hajvali shihet teksa komunikon me telefon gjatë ngasjes.

Përdorimi i telefonave gjatë ngasjes së automjeteve është vlerësuar si një nga faktorët kryesor që çon në shkaktimin e aksidenteve.