Shoferi i këtij autobusi s’ka durim, i ikë kolonës në Prishtinë duke kaluar mbi trotuar
Prishtina vazhdon të jetë një nga qytetet me trafikun rrugor më të ngarkuar.
Shpesh, veçmas gjatë orës 16:00 – 17:00, rrugët në kryeqytet janë të stërmbushura nga radhët e gjata të makinave, duke krijuar kështu tollovi në komunikacion, një shqetësim ky i përhershëm për qytetarët, shkruan Indeksonline.
Por, ka edhe nga ata shoferë të cilët nuk kanë durim të presin në kolona, njësoj si edhe ky i këtij autobusi.
Në këtë fotografi të publikuar tek Vrojtuesit e Lagjes mund të shihni se si autobusi për t’i ikur kolonës po kalon mbi trotuar, duke thyer rregullat dhe njëkohësisht duke bllokuar pjesën që i dedikohet këmbësorëve./Indeksonline/
