75 Mall Live Search
15:07 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

Shoferi i Mercedes-AMG GT përfundon mbi një hidrant zjarri

Pronari i një “Mercedes-AMG GT përjetoi një aksident të dyfishtë, pasi u përplas me një “Range Rover” dhe një hidrant zjarri në Koreatown të Los Angelesit në fillim të kësaj jave.

Videot e shpërndara në Facebook dhe postuar nga djemtë e “Jalopnik”-ut tregojnë një “Mercedes-AMG GT” të argjendtë në krye të një hidratanti zjarri që mund të shihet duke përmbytur makinën sportive.

Përdoruesi i Facebook i cili ndau videot thotë se pronari i ri i “Mercedesit” shpejtoi në semafor të kuq dhe u përplas në një “Range Rover” të zi me një shpejtësi 100 km/orë. /IndeksOnline/