12:19 / E Shtunë, 17 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Shoferi me veturën 3Z tejkalon në vi të plotë, në rrugën ku dje vdiqën katër persona

Pakujdesia e shoferëve në rrugët e Kosovës po del të rezultojë fatkeqësisht shumë shpesh me aksidente fatale. Kësisoj, një i tillë ndodhi dje në magjistralen Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Mramor, ku për pasojë humbën jetën katër persona dhe tre të tjerë pësuan lëndime.

Pikërisht në këtë magjistrale, disa minuta para se të ndodhte aksidenti një veturë zyrtare me targa ‘3Z138’ është parë teksa shkel rregullat e komunikacionit rrugor.

Me këtë rast, sipas videos që ka siguruar “Indeksonline” vetura në fjalë shihet duke hyrë në tejkalim në vi të plotë çka edhe rrezikon tejet shumë veten si dhe të tjerët.

Rikujtojmë, se katër persona kanë mbetur të vdekur pas një aksidenti trafiku në magjistralen Prishtinë-Gjilan, gjegjësisht në fshatin Mramor. Indeksonline mëson se viktimat janë, Arife Shala (88 vjeçare), Agron Shala (22 vjeç) dhe Elfete Rashiti (65 vjeçare) Osman Shala (65 vjeçar). Të njëjtat burime tregojnë se gjithë familjarët, të cilët ishin në veturën e tipit “Corsa”, ishin duke u kthyer nga një e pame (vdekje) të familjes Jashari nga Gjilani.

Viktimat në aksidentin e djeshëm në Mramor të Prishtinës, janë nga Poneshi i Gjilanit./Indeksonline/