Shoferi nga Shqipëria dënohet me 300 euro dhe i merret patenta, falënderon Policinë e Kosovës

Policia e Kosovës po vazhdon me masa të shtuara në rrugët e Kosovës për vetëdijesimin e shoferëve.
“Viktimë” e kontrolleve të Policisë ka qenë edhe një qytetar nga Shqipëria, shkruan Indeksonline.
Ai është ndaluar në Autostradë për tejkalim shpejtësie ku është dënuar me 300 euro, me 3 muaj heqje të patentës dhe dy pikë negative.
Megjithatë, ai ka falënderuar Policinë e Kosovës për dënimin që i kanë shqiptuar.
Qytetari nga Shqipëria falënderon policët për vetëdijesimin që i kanë dhënë. /IndeksOnline/