20:03 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Shoferi pothuajse bëri aksident kur pa një bretkosë në makinën e tij

Një vozitës në Florida pothuajse përplasi kamionin e tij kur një bretkosë kaploi derën anësore të pasagjerit dhe iu hodh në prehër.

Burri, i cili ishte në Sanford, ishte duke filmuar bretkosën ndërsa përdorte dorën tjetër për të mbajtur timonin dhe një cigare. 

Momente më vonë gjatë filmimit, bretkosa u hodh në kabinë duke detyruar burrin të hidhte telefonin e tij në kabinë në panik e sipër.

Ai tregon se gjatë rrugës për në shtëpi, pasi edhe kishte takuar motrën e tij ai dalloi në makinë bretkosën gjigante të cilën si fillim mendoi vetëm ta filmojë por më pas thuajse ka humbur drejtimin e timonit.