Shoferi që iu bleu dhurata të gjithë fëmijëve që udhëtojnë me autobusin e tij
Një shofer autobusi në shkollën “Lake Highlands” të Teksasit, Curtis Jenkins për festat e fundvitit i ka befasuar nxënësit që janë në autobusin e tij.
“Ai i pyeti të gjithë fëmijët se çfarë donin për krishtlindje dhe më pas ia bleu”, ka shkruar shkolla në postimin e tyre në Facebook.
Gruaja e shoferit për NBC 5 ka treguar se bashkëshorti i saj kishte muaj që po planifikonte të bënte diçka speciale për fëmijët.
Për disa muaj Curtis Jenkins kishte ruajtur para nga rroga e tij për t’i blerë dhurata fëmijëve. /Indeksonlin/
