75 Mall Live Search
10:31 / E Mërkurë, 02 Dhjetor 2020 / OSH

Shoferi tentoi tu jepte policisë 10 euro ryshfet në Merdare, i futi në brendësi të dokumenteve

Në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës njoftohet edhe për një dhënie ryshfeti.

Një shofer i autobusit gjatë prezantimit të dokumenteve në Merdar, në brendësi kishte futur 10 euro, transmeton IndeksOnline.

“PKK. Merdare 01.12.2020 – 11:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që ai derisa ishte duke drejtuar autobusin, gjatë prezantimit të dokumenteve  në brendësi kishte futur një kartëmonedhë prej 10€ . Ai është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar me procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/