07:31 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Shoferja bllokon gjithë trafikun, duhet pritur 10 minuta për të parkuar (Video)

Në shumë raste parkingjet janë problemet më të mëdha për vozitësit.

Por së fundi një shofere është filmuar teksa për dhjetë minuta ka arritur të bllokojë trafikun përderisa s’po arrinte të fuste veturën në një parking në Birmingham të SHBA-së, transmeton Indeksonline.

Ajo kishte provuar shumë manovra të dështuara me ndihmë nga një mbrojtës i rendit teksa më në fund vetura ‘Ford Fiesta’ e saj ishte në rrugë të duhur dhe rruga u hap për qarkullimin e veturave të tjera.

Por jo gjithçka përfundoj aty, video e saj tashmë po bën xhiron në rrjetet sociale./Indeksonline/