75 Mall Live Search
08:30 / E Martë, 26 Janar 2021 / OSH

Shoferja godet të miturën në Drenas, arrestohet

Në fshatin Zabel i ulët të Drenasit, një vozitëse është arrestuar, pasi që e njëjta me veturë nga pakujdesia ka goditur këmbësoren e mitur.

Këmbësorja është dërguar në QKUK dhe sipas raportit mjekësor, siç njofton policia,  është jashtë rrezikut për jetë.

Tutje në raportin policor bëhet e ditur se me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.