10:39 / E Martë, 29 Qershor 2021 / OSH

Shoferja nga diaspora e rrezikon jetën e vajzës së saj, e lejon të shtrihet në pjesën e prapme të veturës

Shkeljet e rregullave në komunikacionin e rrugëver të Kosovës vazhdojnë të jenë të shumta e të ndryshme. Një e tillë është parë sot në rrugën Skënderaj-Drenas.

Drejtuesja femër e automjetit me tabela të Italisë shihet duke vozitur, gjersa në pjesën e prapme të veturës së saj është një vajzë e vogël që qëndron e shtrirë.

Në këtë mënyrë, jeta e vajzës së vogël është në rrezik dhe një vepër e tillë është e dënueshme me ligj./Indeksonline/

Kliko këtu për të parë videon