75 Mall Live Search
13:30 / E Martë, 27 Korrik 2021 / OSH

Shoferja veturën me fëmijë, por i futet “aventurës” në komunikacion

Shoferja veturën me fëmijë, por i futet “avanturës” në komunikacion

Përgjatë ditës së martë shoferja e veturës “Passat”, në fshatin Tomoc të Istogut nuk ka respektuar rregullat e komunikacionit.

Bazuar në videon e siguruar nga IndeksOnline, shoferja në fjalë tejkalon disa makina, duke rrezikuar jetën edhe të fëmijëve që kishte me vete në veturë.

Ndryshe, kohën e fundit policia e Kosovës dukshëm ka shtuar masat e sigurisë në komunikacion, duke dhënë gjoba për shoferët që bien ndesh me ligjin./IndeksOnline/