Shok skuadre me yjet shqiptarë, Tammy Abraham shumë pranë transferimit në Turqi

Sulmuesi anglez Tammy Abraham është pranë një transferimi në klubin turk Besiktas.
27-vjeçari kaloi katër sezonet e fundit në Itali, duke u afirmuar me Romën, ku u bashkua në vitin 2021 dhe shënoi 37 gola në 120 paraqitje. Sezonin e fundit ai ishte në huazim te rivalët e Milan, ku realizoi 10 gola në të gjitha kompeticionet, por performanca e skuadrës nuk mjaftoi për ta bërë transferimin e përhershëm.
Sipas gazetarit të njohur të transferimeve Fabrizio Romano, është arritur një marrëveshje verbale mes Romës dhe Besiktasit, dhe Abraham pritet të kryejë vizitat mjekësore së shpejti. Ky transferim do të përforconte ndjeshëm sulmin e Besiktasit, ku tashmë luajnë dy yjet shqiptarë, Ernest Muçi dhe Milot Rashica.
Largimi i Abrahamit nga Roma vjen pas emërimit të trajnerit të ri Gian Piero Gasperini, që ka sjellë ndryshime në skuadër. Tammy u transferua në Itali katër vjet më parë për një shifër prej 35 milionë paundësh, pas vështirësive për t’u vendosur në formacionin e Chelseat, klubit të tij të parë.
Ky pritet të jetë një kapitull i ri në karrierën e sulmuesit anglez, që po kërkon sfida të reja në Superligën e Turqisë.