20:37 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / G. T.

Shokët e Rrahmanit në mbrojtje ‘skandal’, ylli kosovar bën paraqitje solide

Skuadra e Napolit ka arritur ta fitoj vetëm një pikë në xhiron e 25-të të Serie A, duke barazuar 3 me 3 ndaj Sassuolos.

Në këtë takim pamë gola dhe spektakël, kurse një paraqitje të mirë bëri edhe ylli i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, shkruan IndeksOnline.

Rrahmani bëri paraqitje të mirë, por shokët e tij të mbrojtjes ishin ‘skandal’.

Në minutën e 34’të, Maksimovic [mbrojtësi i Napolit] shënoi autogol për epërsinë e Sassuolos. Pak minuta nga goli i parë, ishte mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj që shkaktoi penallti.

Kur skuadra e Napolit ishte duke fituar me rezultat 3 me 2, në minutat e fundit u shkaktua një penallti tjetër në të mirë të Sassuolos. Ishte mbrojtësi Manolas, ai që e shkaktoi penalltinë, për ta barazuar rezultatin më pas sulmuesi Caputo.

Napoli me këtë barazim mbetët në pozitën e 5-të me 44 pikë, kurse Sassuolo në të 8-in me 36 pikë./IndeksOnline/