75 Mall Live Search
07:56 / E Mërkurë, 17 Korrik 2024 / G T

Shokët e skuadrës janë hidhëruar, Enzo Fernandezi kërkon falje publike

Mesfushori i Kombëtares së Argjentinës, Enzo Fernandez, është detyruar të kërkonte falje publike për këngët raciste që i kënduan së bashku me lojtarët e tjerë pas Copa America.

Argjentina triumfoi ndaj Kolumbisë në finalen e Kupës së Amerikës dhe pas ndeshjes – disa lojtarë argjentinas filluan një këngë që kishte nuanca racizmi për futbollistët e Francës, shkruan Indeksonline

Për këtë gjë shumë lojtarë kanë reaguar, por edhe bashkëlojtarët e tij te Chelseat, si: Fofana, Disasi dhe Gusto.

Përmes rrjeteve sociale, Enzo ka kërkuar falje, duke thënë se me të vërtetë ajo këngë është raciste dhe përdoren disa fjalë fyese.

“Dua që t’ju kërkoj falje sinqerisht për videon e postuar, ku jemi duke kënduar me Kombëtaren. Në këngë përdoren fjalë fyese dhe gjuhë jo e mirë. Qëndroj kundër diskriminimit në të gjitha format dhe ju kërkoj falje sepse na kapi euforia duke festuar Kupën e Amerikës. Ajo video, ai moment, ato fjalë nuk e përshkruajnë karakterin tim”, shkruhet në postimin e Enzo Fernandezit në rrjetet sociale

/Indeksonline/