75 Mall Live Search
11:30 / E Hënë, 19 Qershor 2023 / AR

Shokohen fansat, këngëtares së famshme i rrjedh gjak nga hunda gjatë performances live

Këngëtarja e muzikës pop, Helene Fischer, ka mbajtur një koncert të dielën në Hanover.

Mirëpo, asaj i ndodhi diçka e papritur, transmeton Indeksonline.

Siç raporton “Bild”, asaj i rrjedhi gjak nga hunda dhe i pikoi në këmbë duke e anuluar paraqitjen e saj.

38 vjeçarja tani është duke marr tretman mjekësor.

Sipas Live Nation, këngëtarja theu një brinjë gjatë provave akrobatike në mars. Pas kësaj, disa shfaqje duhej të shtyheshin. Në atë kohë, Fischer u kërkoi falje fansave: “Shpresoj ta dini sa më vjen keq”. Ndonjëherë “fuqitë më të larta janë në punë”./Indeksonline/

Aksidenti ka ndodhur gjatë një shfaqjeje në trapez.