Shokohet Bayerni, Thiago jashtë fushave për një kohë të gjatë – Robben ka problem të vogël me muskuj
Lajmet jo të mira vijnë nga Bayern Munche. Mesfushori Thiago Alcantara ka një dëmtim të muskujve në kofshë, transmeton IndeksOnline.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi gjerman pas ekzaminimit mjekësor të bërë nga Dr. Muller-Wohlfahrt.
Thiago u lëndua në ndeshjen kundër Anderlecht dhe pritet t’i mungoj baravarezëve për një kohë të gjatë.
Në anën tjetër, Arjen Robben vuan vetëm nga një problem i vogël i muskulit dhe pritet të kthehet në ndeshjen e së shtunës kundër Monchengladbach./IndeksOnline/