Shokohet bota e tenisit, 28 lojtarë të tenisit arrestohen për kurdisje ndeshjesh
Një grup i organizuar kriminal nga Armenia i përfshirë në manipulimin e kompeticioneve profesionale të tenisit është shpërbërë në një operacion të udhëhequr prej Gardës Civile Spanjolle dhe e koordinuar nga Gjykata e Lartë Kombëtare e Spanjës, e mbështetur nga Europoli.
Në total 83 të dyshuar janë arrestuar, 28 prej të cilëve janë lojtarë profesional.
Hetimi kishte filluar në vitin 2017 kur Njësia e Integritetit të Tenisit (TIU) kishin denoncuar aktivitete ilegale lidhur me ndeshje që paraprakisht ishin të kurdisura,shkruan IndeksOnline.
Të dyshuarit detyran lojtarët profesional që të garantojnë rezultate të paracaktuara dhe përdoren identitetet e mijra qytetarëve të vënë baste në ndeshjet e kurdisura.
Në ditën që u organizua aksioni, 11 shtëpi u bastisën në Spanjë në të cilat u gjetën 167 000 euro para, një revole, mbi 50 pajisje elektronike, kreditkarta, 5 automjete luksoze dhe dokumentacione te lidhura me qështjen. Gjithashtu, 42 llogari bankare dhe bilancet e tyre janë bllokuar.
Europoli kishte mbështetur hulumtimin nga fillimi duke ofruar mbështetje të vazhdueshme./IndeksOnline/