75 Mall Live Search
20:39 / E Martë, 29 Korrik 2025 / Burim

‘Shokohet’ Drita, Balaj me karton direkt të kuq ndaj Kopenhagës

Drita pritet ta ketë tepër të vështirë të bëjë një përmbysje ndaj Kopenhagës.

Liridon Balaj mori karton direkt të kuq pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Andreas Corneliusit në minutën e 23-të të ndeshjes.

Gjilanasit duhet të luajnë më shumë se një orë me një lojtar më pak në fushë.

Për më tepër atyre u duhet të fitojnë 2:0 ndaj Kopenhagës që së paku ta çojnë ndeshjen në vazhdime pasi përballja e parë në Danimarkë përfundoi 2:0 në të mirë të vendësve.