75 Mall Live Search
23:03 / E Martë, 26 Nëntor 2024 / MSH

Shokohet Guardiola, City barazon me një ekip “mesatar”

Pep Guardiola-s i “janë lodhë” lojtarët.

“Citizens” patën në dorë epërsinë ndaj Feyenoordit në “Champions”, por rezultati u barazua në 20 minuta, shkruan IndeksOnline.

Deri në minutën e 53-të, City po dominonte me rezultat 3:0 (Haaland 44’, Gundogan 50’, Haaland 53’), por holandezët zgjodhën “hakmarrjen” në fund të ndeshjes.

Feyenoord, që gjenden në pozitën e 20-të në Champions dhe të 5-tën në ligën holandeze, i shënuan përplot tri herë Cityt, për të nxjerrë në barazim solid në fund të ndeshjes.

Golashënuesit ishin: Moussa 75’, Gimenez 82’ dhe Hancko 89’.

Ndeshja e sontme e çon Guardiolën në kuotën e 6 ndeshjeve të fundit pa fitore.

Fundjava do të jetë e vështirë për të, me sfidën ndaj Liverpool-it në kuadër të ligës angleze, teksa Feyenoord ndeshet me Fortuna Sittard./IndeksOnline/