Shokohet nusja, ish e dashura me vello në dasmë: “Ishte faji im, kthehu me mua”
Një moment dramatik e denjë për skenarë filmash ka ndodhur në një dasmë në Kinë.
Ndërsa dhëndri dhe nusja po bëheshin gati për puthjen e tyre të parë si të martuar, është shfaqur ish e dashura e dhëndrit po me fustan nusërie që i ka kërkuar atij të kthehen bashkë.
“Ishte faji im, kthehu me mua”, thotë ajo e mërzitur dhe me lot në sy teksa ulet në gjunjë.
Mirëpo, dhëndri mundohet që t’i shmanget dhe t’i japë vëmendjen nuses së tij të re.Mirëpo, nusja e turpëruar dhe e mërzitur nga skenat e ish së dashurës së burrit të saj, u largua. /IndeksOnline/