08:50 / E Enjte, 28 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Shokon 60-vjeçari: Ndjeva erë të rëndë, por nuk e dija që gruaja më kishte vdekur para një muaji

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë padyshim vendi ku lindin historitë më të pazakonta dhe deri diku të pabesueshme. Një burrë nga Çikago pretendon që nuk ishte në dijeni se gruaja e tij kishte vdekur dhe po kalbej prej një muaji në apartamentin që ndanin së bashku, derisa policia zbuloi trupin e saj.

58-vjeçarja, Tamara Wilson u gjet e vdekur kur policia iu përgjigj një kontrolli në apartamentin që ndante me bashkëshortin e saj 60 vjeç. 60-vjeçari, Steven Seiler ka rrëfyer për policinë se kishte ndjerë diçka të pakëndshme që dilte nga dhoma e saj përreth, por nuk e kishte vrarë mendjen që ta shihte çfarë ishte. Seiler kishte marrë llimisht një telefonatë nga vajza e tij dhe kjo ka ngritur dyshimet për gruan.

Tashmë 60-vjeçari akuzohet për fshehjen e një vdekjeje. Policia vuri re se lëngjet trupore ishin shpërndanë në të gjithë apartamentin bashkë me erën e keqe. Skena nxiti autoritetet të hapnin dyert me forcë, ndërsa trupi i gruas u gjet i dekompozuar. Në momentin e arrestimit të Seiler, policia e gjeti duke mbajtur kartën e sigurimit social të gruas, atë të debitit, certikatën e lindjes dhe unazën e martesës. 60-vjeçari ishte i dënuar më parë për dhunë ndaj Tamarës dhe realisht e kishte të ndaluar t’i afrohej asaj brenda një perimetri të caktuar në apartamentin që ndanin, por kjo nuk e shpëton nga dënimi tjetër.