Shokon aktori: Kam përdorur aq shumë dr*ogë saqë …

Charlie Sheen, dikur aktori më i paguar në televizionin amerikan, është rikthyer në qendër të vëmendjes pas një interviste tronditëse me emisionin australian “60 Minutes”.
Teksa promovonte autobiografinë e tij “The Book of Sheen” dhe dokumentarin e Netflix-it, ai foli hapur për momentet më të errëta të së kaluarës së tij, transmeton Indeksonline.
Sheen zbuloi se ishte i varur nga droga.
“Ata nuk kishin parë kurrë dikë që merrte kaq shumë drogë. Menduan se po e shisja me para, kështu që thjesht më ndërprenë”, tha aktori, duke habitur edhe gazetaren Amelia Adams.
Gjatë intervistës, ai përmendi edhe thashethemet se kishte tymosur shtatë gramë kokainë të fortë brenda një nate. “Nuk e peshuam saktësisht, por po, kaq ishte sasia e përgatitur. Tani është qesharake për mua, por në të njëjtën kohë e di që isha me fat që isha gjallë”, pranoi Sheen.
Kujtojmë që Sheen ishte ylli i serialit të famshëm “Two and a Half Men” për vite me radhë, për të cilin fitonte deri në 1.8 milionë dollarë për episod./Indeksonline/