22:38 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Shokon Albi Nako: Ana je një kuçkë e vërtet (Foto)

Pas performancës së Ana Likës dhe Albi Sakajt në “Dance with me” sot komentet e jurisë kanë qenë përgjithësisht pozitive, por ai që tërhoqi vëmendjen ishte koreografi Albi Nako i cili ju drejtua Anës: “Je një kuçkë”.

Të gjithë shtangën, por Albi Nako e shpjegoi se çfarë donte të thoshte me këtë duke u shprehur se Ana iu përshtat shumë mirë rolit të kërcimit.

“Je një kuçkë e vërtet në kërcim. Bravo”, përsëriti sërish Albi dhe dha një dhjetë për Ana Likën dhe Albi Sakajn.