21:50 / E Shtunë, 06 Prill 2019 / indeksADMonline

Shokon këngëtarja shqiptare: I këndova në dasmë, dhëndri më kërkoi për nuse

Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri, së fundi ishte e ftuar në emisionin “Thumb” ku edhe ka folur rreth karrierës dhe jetës private.

Në mes tjerash Anxhela ka rrëfyer edhe një histori interesante që i kishte ndodhur gjatë një dasme në Maqedoni ku ajo ishte e ftuar të këndonte.

“Isha në një dasmë në Maqedoni dhe atje burrat marrin edhe nga dy gra ndonjëherë. Dhëndrin e martuam ne një ditë më përpara dhe ditën tjetër e pashë unë në supermarket. Ku je o loçkë më tha mua do të mbaj në pëllëmbë të dorës, mbretëreshë do të kem. Po ti u martove dje i thashë. Po s’ka gjë tha ajo është për shpi ty të kam për qejf”, ka thënë Anxhela.

Ndryshe, Anxhela së fundi ka publikuar projekti më të ri muzikor ‘Muza ime’ në bashkëpunim me Mateus Frroku./Indeksonline/