Shokon Margot Robbie, fansat shqetësohen për pamjen e saj
Margot Robbie i ka shokuar të gjithë me paraqitjen e saj të fundit.
Aktorja e njohur është shfaqur në një gjendje shqetësuese, ku shpërfaq kilogramët e tepërta të humbur, shkruan IndeksOnline.
Bukuroshja australiane duket se ka bërë ndërhyrje në fytyrë për të theksuar tiparet e saj.
Një gjë e tillë i ka shqetësuar fansat, të cilët me fanatizëm e mbronin faktin që ajo qëndron natyrale.
Ende nuk dihet nëse aktorja po përgatitet për ndonjë rol, apo po përballet me ndonjë problem shëndetësor./IndeksOnline/
Margot Robbie at the Chanel show in Paris pic.twitter.com/jFGmjNaw6K
— cinesthetic. (@TheCinesthetic) March 9, 2026

