75 Mall Live Search
10:42 / E Diele, 24 Mars 2019 / indeksADMonline

Shokon Mel B: Kam pasur marrëdhënie me njërën nga vajzat e ‘Spice Girls’

Deklarata shokuese e këngëtares: Kam pasur marrëdhënie me njërën nga vajzat e ‘Spice Girls’

Vajzat e grupit të famshëm ‘Spice Girls’ të cilat ishin një nga grupet më të suksesshme në botë gjatë viteve 1994-2000. pritet të ribashkohen për një turne botëror i cili do të fillojë në maj të këtij viti,
shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Por, para kësaj, njëra nga antaret e grupit, këngëtarja e njohur, Mel B ka bërë një deklarata shokuese gjatë xhirimeve të ‘Piers Morgan’s Life Stories’.

Mel B e cila kohë më parë ka dalë hapur si biseksuale ka deklaruar se vite më parë ajo kishte pasur marrëdhënie me anëtaren e tjetër të grupit, Geri Horner.

“Në ishin shoqe të mira, ajo thjeshtë ndodhi, Geri do të më urrej për këtë, sepse ajo është shumë e përkushtuar ndaj familjes së saj dhe bashkëshortit, por kjo është e vërteta. Ajo ka ndodhur dhe ne u kënaqën me atë, ajo kishte gjoks të mirë” tha Mel B.

Ndërkohë, Geri është e martuar me Christian Horner, dhe është nënë e dy fëmijëve, ndërsa Mel B, u divorcua nga bashkëshorti i saj, Stephen Belafonte në vitin 2017./Indeksonline/