13:12 / E Diele, 10 Prill 2022 / MSH

Shokon motra e Emina Çunmulajt, gëzohet për fitoren e Vuçiqit, puth posterin e tij!

Javën e kaluar, Aleksandar Vuçiq fitoi mandatin e tij të tretë si president i Serbisë.

Ish-ministri i Sllobodan Millosheviq gjatë kohës së gjenocidit në Bosnje dhe Kosovë duket të ketë përkrahës edhe në mesin e shqiptarëve, e një prej tyre është hiç më pak se motra e modeles së njohur, Emina Çunmulajt, Pepi.

Vajza nga Malësia i është gëzuar tejmase fitores së Vuciq, siç e ka shprehur haptazi vet, në rrjete sociale.

Në një fotografi të publikuar në rrjetin social “Instagram” të Çunmulajt, ajo shihet duke puthur posterin e Presidentit serb nën mbishkrimin: “E ardhmja është e ndritur” duke e aluduar të ardhmen e shtetit serb nën drejtimin e tij.

Pepi jeton prej kohësh në Beograd, ku është e angazhuar në firmën e saj të konsulencave biznesore.

Përfshirja e drejtpërdrejtë e Vuciq në gjenocidin ndaj popullatës civile në Kosovë, mohimi në mënyrë të turpshme ndaj krimeve serbe në Kosovë, mungesa e empatisë dhe kërkimfaljes, qasja e tij autoritare, destruktive edhe sot duket të mos jenë problem për bashkëkombësen tonë, Pepin, shkruan prive.

Tragjikisht, për të, e ardhmja është premtuese nën drejtimin e një politikani me mëkate të panumërta nga e shkuara.