75 Mall Live Search
10:45 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Shoku i Fisnik Bllacës: Ishe një njeri me virtyte të larta, gjindeshe gjithmonë aty ku shokët kishin nevojë

Fisnik Rexhepi ka disa fjalë për shokun e fëmijërisë, , Fisnik Bllacën, i cili vdiq dje tragjikisht së bashku më katër anëtarë të tjerë.

Rexhepi i prekur nga rasti ka thënë se Bllaca ka qenë shoku i tij i fëmijërisë dhe se ai . Ishe një njeri me virtyte të larta.

Rexhepi e përshkruan të ndjerin si një person që ka qëndruar gjithmonë pranë shokëve kur kishin nevojë.

“Fis, ne u rritëm bashkë dhe kaluam shumë kohë të mira si fqinj e si shokë. Ishe një njeri me virtyte të larta dhe i fjalës e besës. Gjindëshe gjithmonë aty ku shokët kishin nevojë për ty. Sot, s’po më besohet se ti nuk do të jesh më ne mesin tonë. Lutuni për shpirtin e shokut tonë dhe familjes Bllaca. Zoti e shpërbleftë me parajsë Fisin dhe familjen e tij!”, ka shkruar ai.

Fisnik Bllaca është vrarë dje, sipas Policisë, nga motra e tij Valdete Bllaca e cila shtiu me armë në prindërit e saj,  dy vëllëzërit dhe në fund vrau edhe veten.

Ndërsa gjatë ditës së sotme pritet që të dalin edhe rezultatet e obduksionit të pesë viktimave./IndeksOnline/