75 Mall Live Search
12:26 / E Hënë, 18 Tetor 2021 / C E

Shoku i Milot Rashicës diagnostikohet me kancer në testikuj

Futbollisti i Norwich City, Dan Barden është diagnostikuar me kancer në testikuj.

Lajmin e ka bërë të ditur skuadra e Premierligës përmes një komunikate për media.

Norwich City mund të konfirmojë që portieri Dan Barden është diagnostikuar me kancer në testikuj. Pas diagnozës fillestare, Barden i është nënshtruar testeve të mëtejshme dhe do të vazhdojë me një program trajtimi të monitoruar nga afër gjatë periudhës së ardhshme. 20-vjeçari aktualisht është i huazuar te skuadra skoceze Livingston, por tani do të kalojë një periudhë kohe larg lojës”, thuhet në komunikatën e klubit. /IndeksOnline/