19:08 / E Martë, 06 Mars 2018 / indeksADMonline

Shoku i qelisë së Kurtit në Nish aderon në Vetëvendosje

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka publikuar një fotografi me shokun e tij,  me të cilin ishte në qeli të njëjtë në Burgun e Nishit.

Në një postim në Facebook, Kurti ka shkruar se  nga tani, gjenerali Enver Dugolli do të jetë pjesë e Vetëvendosjes.

Ja postimi i Kurtit:

Mbi 10 vjet gjithsej si i burgosur politik, shtatë vjet në TMK, 10 vjet në FSK si kolonel, prej këtyre të fundit gati katër vjet si atashe ushtarak në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, me gjeneralin në pension Enver Dugollin sot ishim bashkë për homazhe në Prekaz, dhe, tash e tutje do të jemi bashkë në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Tre muaj kemi qenë në të njëjtën qeli C-17 në Burgun e Nishit në fillim të vitit 2000. Na presin shumë punë e sfida bashkë. Dija, përvoja dhe ndershmëria e tij na e shtojnë fuqinë. /Indeksonline/

Temat: