75 Mall Live Search
13:27 / E Premte, 12 Prill 2024 / G T

Shoku i skuadrës së Armando Brojës shpallet lojtari i muajit mars në Premier League

Lojtari i Fulhamit Rodrigo Muniz është shpallur lojtari i muajit mars në Premier League.

Sulmuesi brazilian, gjatë muajit që lam pas ka shënuar 4 gola dhe ka bërë 1 asist, shkruan IndeksOnline.

Muniz, bëhet lojtari i parë i Fulhamit që fitoi këtë çmim pas 14 vjetësh ku fituesi i fundit ka qenë portieri australian Mark Schwarzer.

Në nominim ishin Alexander Isak, Cole Palmer, Antoine Semenyo, Ben White, Son Heung Min dhe Rodrigo Muniz.

Fulham aktualisht gjendet në pozitën e 13-të në tabelë, dhe ka 39 pikë./Indeksonline/