Shoku i skuadrës së Muriqit transferohet te PSG

Futbollisti i Mallorcas, Lee-Kang In, sezonin e ardhshëm do të vesh fanellën e PSG-së.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, klubi parisien është i sigurt në transferimin e koreanit, shkruan IndeksOnline.
Marrëveshja mes klubeve është arritur javë më parë për shumën prej 22 milionë eurove, ndërsa raportohet se tashmë kanë përfunduar edhe testet mjekësore.
Lee-Kang In sezonin e fundit ishte njëri nga futbollistët më të mirë të Mallorcas, i cili shënoi gjashtë gola dhe dhuroi gjashtë asistime, duke lojtari i dytë më i mirë i sezonit pas Vedat Muriqit./IndeksOnline/