Shoku i skuadrës zbulon të ardhmen e Neymarit

Në Francë dhe Spanjë janë të bindur se Neymar po bën gjithçka për t’u kthyer te Barcelona, por duket se ka një të pavërtetë të madhe.
Ander Herrera së fundmi ka zbuluar një bisedë me brazilianin përpara karantinës, madje ka darkuar me të dhe konfirmon të kundërtën.
“Nuk e di se pse po flitet kaq shumë për të ardhmen e Neymarit dhe e afrojnë atë me Barcelonën. Kam ngrënë darkë me Neymarin para karantinës dhe ai është i përfshirë shumë me projektin e PSG-së.
“Neymar është i lumtur. Më ka thënë në darkë se nuk ka qenë kurrë më i lumtur në Paris”, – tha Herrera.