“Shoku im më i mirë!”- Babai i saj feston ditëlindjen, Dua Lipa i bën dedikimin e ndjerë! Këngëtarja ndan kujtimet e veçanta nga fëmijëria me të atin
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë së fundmi disa momente të veçanta nga fëmijëria e saj në rrjetet sociale.
Artistja publikoi disa fotografi të vjetra ku shfaqet ende fëmijë në krahët e babait të saj, Dukagjin Lipa.

Postimin këngëtarja e ka bërë me një rast mjaft të veçantë pasi babai i saj feston ditëlindjen e tij.

Përveç fotove nga fëmijëria, Dua ndau edhe disa imazhe më të fundit në Instagram, ku ajo dhe Dukagjin Lipa shihen duke kënduar së bashku në skenë.

“Gëzuar ditëlindjen, shoku im më i mirë. Të dua shumë,” shkruantë këngëtarja përbri postimit.




