Shokuese, 15 vjeçarja e eliminon tenisten Williams në Wimbledon
Dita e parë e Grand Slamit të tenisit Wimbledon nuk ka kaluar pa befasi.
Në fakt, shokues është lajmi që 15 vjeçarja Cori Gauff, e ka eliminuar në rrethin e parë amerikanen Venus Williams.
Para më shumë se 12 mijë spektatorëve, Gauff e mposhti në 2 sete, 6-4 dhe 6-4.
Tinejxherja aktualisht renditet në vendin e 301-të në botë. /Indeksonline/