Shokuese, del një video e Diddy-t ku kishte ftuar aktoren 13-vjeçe në festë

Një video e vjetër e Sean Diddy Combs që kërkon një aktore të re në festë është bërë sërish virale, mes akuzave që ai dyshohet se ka sulmuar seksualisht një të mitur.
Në një klip nga MTV Movie Awards 2003, reperi i atëhershëm 33-vjeçar i afrohet 13-vjeçares Daveigh Chase dhe e pyet atë: “A do të vish në festë sonte duke mbajtur një pije?”, transmeton Indeksonline.
Resurfaced footage shows Diddy inviting 13-year-old actress Daveigh Chase to one of his infamous after-parties.
— Shadow of Ezra (@ShadowofEzra) October 22, 2024
Diddy is facing a fresh lawsuit, accusing him of d*ugging and r*ping a 13-year-old girl, while two other celebrities—a man and a woman—allegedly stood by and watched. pic.twitter.com/lTfUVBUGg1
Chase tundi me kokë në shenjë miratimi dhe Diddy qeshi pas kësaj. Në video shihet edhe aktori Ashton Kutcher duke qeshur bashkë me ta.
Diddy dhe aktorja e re duket se janë takuar më herët, kur Diddy dhe Kutcher i dhanë Chase çmimin për rolin e saj si Samara në hitin horror The Circle.
Videoja ka shkaktuar shumë reagime, ku shumë përdorues në rrjetet sociale kanë bërë komente të tilla si: “Diddy e bëri këtë lloj gjëje në publik, imagjinoni se çfarë ndodhi pas dyerve të mbyllura” dhe “Kjo është e frikshme. Shpresoj që ai merr një dënim të përjetshëm”./Indeksonline/