75 Mall Live Search
17:36 / E Enjte, 27 Qershor 2019 / indeksADMonline

Shopingu i Federer shkakton kaos në Londër, ndërhyn edhe policia

Nëse Roger Federer mendoi se mund të largohej në mënyrë sekrete nga shopingu para se Wimbledon të fillonte, ai ishte mjaft gabim.

Kur ai hyri në brendet e modës Uniqlo me gruan e tij Mirka, kjo bëri që të shkaktoi një ndalesë të gjatë në rrugë.

Tifozët u mblodhën rreth dyqanit për të takuar atë dhe u krijua një radhë e gjatë prej afero 1 kilometër nga ëimbledon Broadëay deri në ëimbledon Village.

Një i pranishëm ka thënë: “Ishte kaos … njerëzit thjesht hoqën dorë nga makinat e tyre dhe u nxituan”.

Policia ndihmoi që trafiku të lëvizte dhe të shoqëronte Federerin, 37 vjeç, përsëri në makinën e tij – megjithëse ai ndaloi të fliste me tifozët dhe të bënte fotografi.

Uniqlo sponsorizon Federerin dhe e mbylli dyqanin kështu që çifti mund të kishte një vizitë private – edhe pse nuk dihet nëse ata duhej të paguanin më shumë. /IndeksOnline/