Shoqata e Gastronomëve kërkon përkrahje nga Qeveria, pas situatës së krijuar gjatë pandemisë

Shoqata e Gastronomëve ka dalur me disa kërkesa të parashtruara ndaj Qeverisë në mënyrë që të ndihmohen në rimëkëmbjen pas pandemisë Covid-19 që ka goditur vendin.
Në një postim në Facebook Shoqata e Gastronomeve ka paraqitur kërkesat të cilat ia ka parashtruar Qeverisë e që ndër to janë përpilimi i protokolit të punës pas hapjes së lokaleve, e cila duhet të ndodhë me datën 01.06.2020 si dhe përfshirjen dhe ndihmën financiare në pakon e rimëkëmbjes.
Sipas tyre këto janë masa të cilat konsiderojnë që shteti ka kapacitet t’i përballojë, prandaj shpresojnë në mirëkuptimin dhe përkrahjen e Qeverisë, në mënyrë që bizneset, të punësuarit dhe familjet e tyre t’i mbijetojnë kësaj katastrofe ekonomike.
Më poshtë postimi i tyre i plotë: