75 Mall Live Search
07:50 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Shoqata e Gastronomëve niset nesër në Shqipëri, më e mobilizuar se kurrë

I gjithë populli kosovar është zgjuar në këmbë që të ndihmoj të pastrehët dhe të lënduarit nga tëmeti vdekjeprurës në Shqipëri, shkruan Indeksonline.

Sikur të rinjët dhe të rejat e tjera në të gjitha komunat e Kosovës, edhe Shoqata e Gastronomisë të Kosovës do ju bashkangjiten ndihmës.

Shoqata e Gastronomëve është duke organizuar/dërguar në Durrës (Stadiumi Niko Duvana) një kuzhinë mobile në te cilën do ofrohet ushqimë për personat në nevojë.

Në bazë të informatave deri tani janë përgatitur që të shërbejnë mbi 10 mijë shujta ushqimi.

“Të gjithë ata që duan ti bashkangjiten nismës tonë mund të ndihmojnë duke sjellë mjete finaciare në Babel (Rr. Rexhep Luci, te kino ABC) të cilat do grumbullohen dhe do shfrytëzohen për blejren e ushqimit i cili do dërgohet në Shqipëri. Të gjitha kto mjete do jenë transparente për publikun.

Çdo kontribut është ndihmë per të shpëtuarit edhe pse s’e bën më të vogël dhimbjen për jetët e humbura dhe keqardhjen e jashtëzakonshme për familjet që lotojnë të humburit”, thuhet në njoftim.

Sipas të dhënave kjo shoqatë do të niset me disa vullnetarë të tjerë të enjtën për në Shqipëri të cilët kanë kërkuar që të mbledhen sa më shumë gatimë shtëpiake, si pite dhe flia./Indeksonline/