75 Mall Live Search
13:35 / E Enjte, 11 Dhjetor 2025 / KV

Shoqata e Kërkim-Shpëtimit e Kosovës mobilizohet për gjetjen e 18-vjeçarit nga Shterpca

Shoqata e Kërkim-Shpëtimit e Kosovës ka njoftuar se, me kërkesë të Policisë së Kosovës, ka nisur një operacion të gjerë kërkim-shpëtimi për gjetjen e Yll Hisenit, 18-vjeçar nga fshati Brod i Komunës së Shterpcës, i raportuar si person i humbur.

Sipas njoftimit, të gjitha njësitë e shoqatës janë aktivizuar dhe po veprojnë në koordinim të plotë me autoritetet kompetente, me qëllim që kërkimi të jetë sa më i shpejtë dhe sa më efektiv.

Ekipet e terrenit tashmë janë shpërndarë në zonat malore dhe lokacionet e mundshme ku mund të ndodhet i riu, ndërsa kërkimi po vazhdon pa ndërprerje.

Shoqata apelon që çdo person që mund të ketë informacione të dobishme të kontaktojë menjëherë Policinë e Kosovës.