75 Mall Live Search
23:09 / E Hënë, 28 Korrik 2025 / Burim

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim mohon se ka lokalizuar trupin e mërgimtarit në Ujman

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim i ka quajtur të pabaza informacionet që po qarkullojnë në rrjete sociale lidhur me lokalizimin e trupit të personit të mbytur në Ujman.

Në njoftim thuhet se kërkimet ende janë në vazhdim dhe çdo informacion zyrtar do të publikohet vetëm nga institucionet përkatëse dhe nga ekipet e angazhuara në terren.

“Lusim qytetarët dhe mediat që të mos shpërndajnë lajme të pavërteta që vetëm sa krijojnë konfuzion dhe pengojnë operacionet e kërkim-shpëtimit”, thuhet ndër tjerash në njoftim.