75 Mall Live Search
22:01 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

Shoqata e Miqësisë Austriko-Kosovare takoi presidentin austriak Alexander van der Bellen

“Austria dhe Kosova janë vende mike dhe miqtë ndihmojnë njëri-tjetrin”. Nën këtë moto, një delegacion i Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare zhvilloi një takim me  presidentin austriak Alexander van der Bellen.

Shoqata Miqësisë u themelua në vitin 2016 nga kryesimin e euro-deputetit austriak Lukas Mandl me qëllim të thellimit të miqësisë dhe marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. Në këtë drejtim, gjatë takimit të sotshëm drejtuesit e Shoqatës së Miqësisë Austriko-Kosovare kërkuan nga presidenti austriak që të vazhdoj përpjekjet për të mbështetur Republikën e Kosovës sidomos në fushën e liberalizimi të vizave, si dhe të përkrahë një sëri projektesh tjera në fushën e mjekësisë, arsimit, artit dhe kulturës.

Kryetari i Shoqatës së Miqësisë Austriko-Kosovare, z. Lukas Mandl, u shpreh gjatë këtij takimi se, organizimi i këtij takimi është një nder dhe mirënjohje e veçantë për punën e Shoqatës së Miqësisë Austriko-Kosovare dhe angazhimit të saj për avancimin e procesit integrues të Republikës së Kosovës.

Kryetari i Shoqatës së Miqësisë Austriko-Kosovare, z. Lukas Mandl, deklaroi gjatë këtij takimi se “kushdo që i plotëson kushtet për heqjen e vizave, duhet të ketë mbështetjen e plotë nga ana e Unionit Evropian dhe Brukseli duhet ta mbajë fjalën e vet. Tani është koha për liberalizimin e vizave për Republikën e Kosovës”.