75 Mall Live Search
18:31 / E Premte, 28 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës ndan 5,000 euro për familjen e policit të vrarë

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës ka njoftuar se familjes së policit të vrarë dje në Istog do t’i ndahen 5000 euro.

“Lajmi për vrasjen e policit Demaj, i cili deri në momentet e fundit të jetës tentoi të mbrojë qytetarët dhe pronën e tyre ka tronditur tej mase Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës, pronarët, menaxherët, por edhe punëtorët e industrisë që ne përfaqësojmë” janë shprehur zyrtaret e kësaj shoqate.

Ata kanë shprehur ngushëllimet më thella familjes, miqve dhe kolegëve të tij, si dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Rikujtojmë që Qeveria e Kosovës sot ka ndarë 15 mijë euro dhe Shoqata e Bankave të Kosovës ka ndarë 25 mijë euro për familjen e policit Izet Demaj.

Izet Demaj do të varroset nesër në Vrellë të Istogut pas rënies në krye të detyrës në tentim për të penguar një vjedhje që ndodhi dje në qendër të Istogut./Indeksonline/