16:43 / E Martë, 21 Korrik 2020 / indeksADMonline

Transportuesit e udhëtarëve kërkojnë nga Qeveria kompensim për 77 ditë që s’kanë punuar

Shoqata Transportuese e udhëtarëve Gjilan-Viti-Kamenicë sot kanë protestuar në rrugë duke kërkuar që të përfshihen në pakon emergjente të Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i kësaj shoqate, Rexhep Sejdiu për IndeksOnline ka thënë se protesta do të vazhdoj edhe në ditët në vijim derisa t’iu plotësohen kërkesat e tyre.

Sipas Sejdiut, kjo shoqatë kërkon që të subvencionohet nga pako emergjente për 77 ditë, që kanë qenë pa punë, subvencionimin e 50% të autobusëve që nuk i shfrytëzojnë, largimin e taksive ilegal dhe lirimi nga pernozimi./IndeksOnline/