Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim trajnohet nga KFOR-i amerikan
Ekipi i Shoqatës për Kërkim dhe Shpëtim ka marrë pjesë në një trajnim të avancuar profesional të organizuar nga KFOR-i amerikan, me fokus në zhvillimin e aftësive të navigimit tokësor, leximit të hartave topografike dhe teknikave të mbijetesës në terren.
Gjatë këtij trajnimi intensiv, pjesëmarrësit patën mundësinë të thellojnë njohuritë në orientim me busull, identifikimin e elementeve topografike, si dhe planifikimin e lëvizjeve të sigurta në zona të panjohura. Programi përfshiu gjithashtu module praktike të mbijetesës, duke përfshirë menaxhimin e burimeve natyrore, gjetjen e pikave të sigurta, ndërtimin e strehimeve të përkohshme dhe procedurat bazë të sinjalizimit e komunikimit emergjent.
Nga shoqata u bë e ditur se ky trajnim ka rritur ndjeshëm profesionalizmin dhe gatishmërinë e ekipit për operim në kushte të ndryshme terreni, duke forcuar kapacitetet operative dhe bashkëpunimin me partnerët amerikanë të KFOR-it.
Ky është njoftimi i plotë:
Ekipi ynë mori pjesë në një trajnim të specializuar të zhvilluar nga KFOR-i amerikan, i fokusuar në aftësitë thelbësore të navigimit tokësor, leximit të hartave topografike dhe teknikat bazë të mbijetesës në terren. Gjatë këtij trajnimi intensiv, pjesëmarrësit patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre në orientim me busull, identifikimin e elementeve topografike dhe planifikimin e lëvizjeve të sigurta në zona të panjohura.
Përveç hartografisë dhe navigimit praktik, trajnimi përfshiu edhe module të rëndësishme të mbijetesës, si menaxhimi i burimeve natyrore, gjetja e pikave të sigurta, ndërtimi i strehimit të përkohshëm dhe procedurat bazë për sinjalizim dhe komunikim emergjent.
Ky trajnim rriti profesionalizmin, gatishmërinë dhe aftësinë tonë për operim në kushte të ndryshme terreni, duke forcuar kapacitetet operative të ekipit dhe duke fuqizuar bashkëpunimin me partnerët tanë të KFOR-it amerikan.

