16:46 / E Premte, 07 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Shoqata shqiptare në Suedi i del në ndihmë të moshuarës nga Verbovci

Shaha Tafaleci nga Fortesa e Drenasit në luftë humbi djali e vetëm dhe burrin.

Ajo jeton e vetme në fshatin Fortesë (Verbovc) të Drenasit.

E moshuara 73-vjeçare, pos mërzisë për djalin dhe burrin e vrarë në luftë, tani ka edhe hall se si të jetojë pa të ardhura.

Ajo nuk po arrin ta shlyejë borxhin për rrymën e shpenzuar.

Shaha që nga paslufta jeton e vetme dhe për të kujdesen fqinjët e saj. Kjo nënë e moshuar tani rrezikon të jetojë edhe në errësirë.

Por, një shoqatë shqiptare e femrave në Suedi ka vendosur që ta ndihmojë atë duke mbledhur fonde nga bashkatdhetarët që jetojnë në këtë vend.

Swishatill SAB – 123-535 11 84