75 Mall Live Search
14:32 / E Mërkurë, 06 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Shoqëria civile në Drenas marsh: Pro mësimit, JO përdhunimit!

Shoqëria civile e Drenasit do të organizojë protestë me moton “Pro mësimit, JO përdhunimit” me tetë shkurt nga ora 12:00.

Në një grup të hapur bëhet thirrje për tu bashkangjitur kësaj proteste e cila po bëhet për shkak të shfrytëzimit seksual për një vit të 16-vjecarës nga Polici V.V në Drenas, transmeton Indeksonline.

“Keqtrajtimi i kësaj të miture është sulm direkt ndaj të gjitha parimeve ligjore dhe morale, por mbi të gjitha, është mbjellje e frikës për të gjithë nxënësit aktual dhe gjeneratat e reja që do të vijnë. Prandaj, është koha tani ose kurrë që t’i dalim në mbrojtje viktimës dhe të sigurohemi që fajtorët të marrin dënimin e merituar. Kjo është e vetmja formë që shoqërisë sonë t’i kthehet besimi në institucionet tona”, thuhet në njoftim.

Kërkesat e shoqërisë civile janë:


1. Zotim publik nga komandantit i Policisë në Drenas me 5 pika

.
2. Ndërprerja e licencës së doktorit dhe mbyllja e klinikës ku është kryer aborti i paligjshëm.


3. Largimi i profesorit nga shkolla.
4. Mbikëqyrje më rigoroze nga drejtori i shkollës./Indeksonline/