Shoqëria civile refuzon projektligjin për financimin e partive, kërkon mos votimin e tij
Projektligji për Financimin e Subjekteve Politike, ka nxjerrë në rrugë përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile, përcjellë Indeksonline.
Me moton “Refuzoj”, këto organizata kanë kundërshtuar miratimin e këtij projektligji, e i cili sipas tyre është në kundërshtim me standardet ndërkombëtare.
“Marshi i refuzimit” ka filluar në sheshin “Skënderbeu” dhe i njëjti që nga ora 10:00 ka vazhduar në selitë e disa partive politike në Kosovë.
Përfaqësuesit e shoqërisë civile, janë mirëpritur nga partitë e tjera për dallim nga PDK.
Në këtë seli ata janë përballur me rezistencë nga sigurimi i kësaj partie, i cili nuk ka lejuar përfaqësuesit që të kryejnë aktivitetin e tyre.

Para hyrjes së selisë, drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, ka kërkuar nga kryetari i PDK-së përgjegjësi për dhunën e sigurimit të kësaj partie ndaj pjesëmarrësve.
Ai ka kërkuar nga Veseli që të sigurohet e drejta për të protestuar e siguria për ata që protestojnë.
Në fund, Kryeziu kërkoi nga Veseli që Kuvendi të tërheq ligjin i cili sipas tij nuk garanton transparencë. /Indeksonline/